Vera për futbollistin Mario Gotze dhe të dashurën e tij Ann-Kathrin Brommel, nuk ka mbaruar ende edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës.

25-vjeçari është fotografuar në një jaht luksoz në plazhet e Majorkas në afërsi të ishullit spanjoll.

E dashura e lojtarit të Borussia Dortmundit, mban veshur një palë bikini ngjyrë jeshile ku vihen re format e saj trupore.

Gotze dhe Brommel filluan lidhjen e tyre në vitin 2012, kur karriera e përfaqësuesit të Gjermanisë kishte filluar të lulëzonte.

Futbollisti 25-vjeçar pritet të kthehet së shpejti në Dortmund për të vazhduar stërvitjet pas një lëndimi të pësuar kohë më parë. Stafi mjekësor i klubit po kujdeset shumë që futbollisti të rikuperohet gradualisht.