Arjan Çani është një nga gazetarët më të njohur dhe më të ndjekur për shkak të natyrës së emisionit të tij, “Zonë e Lirë”.
Ai është shpesh herë provokues dhe ngacmues me të ftuarit, duke zbuluar shumë gjëra rreth jetës së tyre, mirëpo vetë është gjithmonë fjalëpak dhe i rezervuar përsa i përket jetës së tij private.
Janë të pakta fotot e familjes së gazetarit që qarkullojnë nëpër rrjete sociale apo media.
Por duket se në mbrëmjen e 20-vjetorit të “Opinion” nuk i kanë shpëtuar aparatit të “Anabel”, ku Çani dhe bashkëshortja e tij duken shumë të qeshur dhe të lumtur nën shoqërinë e një gote vere.