Karriera e futbollistit Francesco Totti u mbyll bashkë me sezonin e kaluar. Ai ka marrë një rol drejtuesi te Roma, por sheh përpara me dëshirën për të mos përjashtuar mundësinë e uljes në stol si trajner, në të ardhmen.

Francesco Totti mban hapur të gjitha dyert dhe nga 18 shtatori i ardhshëm do të fillojë në qendrën sportive “Trigoria” kursin për trajner “UEFA B”, i cili organizohet nga “Aiac”.

Ish-kapiteni verdhekuq ka zbuluar datën e fillimit të kursit, duke publikuar në Facebook një foto të tij me sekretarin rajonal, Fabio Lozzi (drejtori i kursit), presidentin rajonal Sergio Roticiani (koordinatori i kursit) dhe presidentin provincial të Romës, Corrado Maida.