Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, është bërë pjesë e një tjetër takimi informal, pas atij me kryeministrin Rama dhe kolegët ministra në vend.

Bushati sot është bërë pjesë e një tjetër takimi informal në Tallinn, me ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian në Estoni.

“Kënaqësi t’i bashkohem kolegëve #Mikser dhe #Mogherini, në Tallinn gjatë takimit informal të Ministrave të Jashtëm të BE-së,” shkruan Bushati në Facebook.