Diva e muzikës shqiptare, Elvana Gjata, gjithmonë na surprizon dhe mahnit me pamjen e saj.

Dhe këtë herë ajo është shfaqur e gjitha e veshur me të kuqe, “Lady in Red” dhe nuk zhgënjen aspak.

30-vjeçarja, e cila ka pak muaj që ka publikuar hitin e saj ndërkombëtar në bashkëpunim me David Guttea, ka publikuar fotot e realizuara në Firence të Italisë në rrjetin e saj social në Instagram.

Këngëtarja, e cila ka nisur rrugëtimin e saj ndërkombëtar, është shfaqur mjaft tërheqëse dhe seksi në fotografitë e fundit të realizuara.