Albin Kurti ka komentuar zgjedhjen e Kadri Veselit kryeparlamentar të Kosovës, duke thënë se 62 vota për Veselin teknikisht janë shumicë, por realisht s’janë, për arsye se s’janë shumica e votave shqiptare, njofton Klan Kosova.
“Ato 62 vota të cilat votuan dje kryeparlamentarin e nesër duan ta votojnë kryeministrin, janë shumicë në Kuvend. Mirëpo, veçse teknikisht janë shumicë. Në anën tjetër, te 58 deputetët e tjerë, ka shumë më tepër vota qytetarësh të Kosovës dhe ato janë shumica shqiptare”, pohoi Kurti.
Sipas themeluesit të Vetëvendosjes, votimi i Veselit me vota të Listës Serbe nënkupton kapjen e dyfishtë të Kosovës nga Serbia.
“Që prej konstituimit të Kuvendit tash kapja e shtetit po ndahet në ujdi me Serbinë. Kosova nuk është vetëm shtet i kapur. Shteti i Kosovës po merret peng. Pra, jo vetëm Kadrija, por dyfish Serbia.
Me strukturat paralele si mbetje e okupimit në çerekun e territorit të vendit tonë. Me partinë e saj si aksionare vendimtare për kreun e Kuvendit e të Qeverisë.
“Nuk është hera e parë që shqiptarëve u duhet të përballen me krajl e me mbret”./Klan Kosova