Aktorja e famshme turke me origjinë shqiptare, Gizem Karac, do të shkojë drejt altarit me të dashurin e saj biznesmenin Kemal Ekmekçi, më 16 Shtator.
Aktorja, e cila pak kohë më parë postoi në Instagramin e saj një video ku i kërkonte gjyshes të fliste disa fjalë shqip dhe tregonte për origjinën e saj shqiptare, do t’i japë fund beqarisë me një dasmë në resortin Nikki Beach në Bodrum.
Tashmë ajo ka publikuar edhe ftesat për dasmën e saj.
Në ftesën e saj të thjeshtë, por shumë simpatike, ajo shkruan vetëm emrin e saj dhe të dashurit, si dhe “po martohemi”.
Aktorja 24-vjeçare ka luajtur sëfundmi edhe në serialin “Dashuri pa Fund”.