Gangsterët shqiptarë, të cilët komplotuan për të përmbytur rrugët e Londrës me drogën të pastër, janë burgosur gjithsej me 17 vjet.
Algert Lami, 23 vjeç, Roland Vasija, 20 vjeç dhe 22-vjeçari Orjon Uku u kapën nga policia në Stratford, në lindje të Londrës, ku u gjeti kokaine dhe para të gatshme, shkruan Dailymail.
Më parë gjatë këtij viti shefat e policisë paralajmëruan se bandat e tregtarëve shqiptarë të drogës tani janë ‘një kërcënim i rrezikshem’ në rrugët e Britanisë.
Tre shqiptarët u kapën kur detektivë nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe oficerët nga Policia e Met, duke dalë nga një taksi në Stratford dhe iu afruan një BMW të parkuar. Njëri nga shqiptarët qëndroi 20 minuta duke biseduar me shoferin përpara se të nisej në këmbë.
Kur policia ndaloi BMW dhe e kontrolloi atë, ata gjetën 178,000 paund.
Rreth gjysma kilogram kokainë u gjet e fshehur në kutinë e dorës së BMW-së së bashku me dokumentet e dyshuara të falsifikuara dhe të cilat zyrtarët besojnë se ishin duke u përdorur nga Lami.
Steve Miles, nga Partneriteti i Krimit të Organizuar, tha: “Çdo grup i krimit të organizuar që transporton drogë është një biznes që mbështetet në rrjedhën e parasë. Nëse ndonjë biznes humbet një mall të shtrenjtë në mes të një transaksioni, ai fluks parash rrjedh nga të dy anët.
Kjo do të thotë humbje e investimeve në veprimtari të tjera kriminale, pamundësia për të paguar njerëzit e tyre, dëmtimi i besimit dhe kredibilitetit midis grupeve kriminale dhe humbja e fytyrës dhe e statusit me kolegët e tyre, ua bën më të vështirë atyre që të bëjnë biznes bashkë në të ardhmen”.
Lami u deklarua fajtor për komplotin për të furnizuar droga, posedimin e dokumenteve të rreme. Vasija gjithashtu u deklaruan fajtorë për komplot për të pastruar 178 mijë funte.
Lami u dënua me nëntë vjet burg, ndërsa Vasija iu dha një dënim prej 2-vjetësh. Uku u deklarua fajtor për posedim me qëllim të furnizimit të drogës së klasës A dhe B. Ai u dënuam me 6 vjet nga Gjykata e Kingston Crown.





