Dy ditë para seancës se parë parlamentare për sesionin e ri, ambasadorët e akredituar në vendin tonë kanë zhvilluar disa takime në Kryeministri.

Edhe pse nuk ka asnjë informacion zyrtar rreth takimeve që mund të jenë zhvilluar me pjesetarë të kabinetit të ri qeveritar, mbledhja zhvillohet gjithashtu edhe një ditë para mbledhjeve të grupeve parlamentar të PD-së dhe PS-së.

Ndërkohë që pak ditë më parë ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka folur rreth qeverisë së re, më e vogël në ministri duke u shprehur e paqartë lidhur me mekanizmat e bashkërendimit të BE, referuar shkrirjes se Ministrisë se Integrimit.

Ka ende disa paqartësira lidhur me ndryshimet që do të kemi sa i takon mekanizmave të bashkërendimit të BE. Ndaj unë do të kem disa takime në ditët në vijim”, tha Vlahutin.