Pas reagimit të kreut demokrat Basha, në lidhje më deklaratën e kryeministrit se çështja e drogës në vend është e zgjidhur, ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
Vasili akuzon kryeministrin Rama se gënjen e mashtron jo vetëm popullin por edhe veten me këto deklarata.
STATUSI I PLOTË:
Kryeministri nuk lodhet së genjyeri për drogën.
Kryeministri deklaronte qindra herë më parë, pa u skuqur hiç, që kishte asgjësuar 99% të drogës.
Sot, Kryeministri tha që droga do të vazhdojë, por brenda vitit do zhdukë drogën?!
Drejtori i Policisë thotë nuk e kapim drogën se nuk punojnë radarët, ndërsa Ministria e Mbrojtjes thotë që radarët punojnë.
Ky kryeministër, që drejton këtë anti-qeveri që vetëm mashtron, jo vetëm popullin por edhe veten, e bën këtë që ta inkurajoje drogën të vazhdojë, kriminalitetin që të ndjehet i pashqetësuar dhe që policia të jetë pjesë dhe jo në luftë pa kompromis me këtë situatë tepër të rëndë.
Kryeministri vegjeton e bashkëjeton me situatën kriminale dhe rrënimin ekonomik.
Mashtrimi, linjë sjelljeje dhe veprimi e kryeministrit.
Ka mungesë totale të rezultateve të qeverisë, por edhe vizionit të pamundur të kryeministrit, për shkak të shkollepakësisë së tij proverbiale.





