Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli për aksionin opozitar që pritet të nisë LSI-ja dhe objektivat që kjo forcë ka. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi pozicionin opozitar të kësaj force politike.

“LSI do vijojë të jetë parti e stabilitetit politik si në 13 vitet e fundit dhe synojmë integrimin e vendit. Do jemi në opozitë me keqqeverisjen. Do mbajmë qëndrim të jashtëzakonshëm sa i përket iniciativave në jetën parlamentare. Do jemi vigjilentë dhe do ndjekim çdo iniciativë që fle në sirtarët e Kuvendit, siç është propozimi për koncesionet. Mungesat tona do të jenë të patolerueshme në Kuvend”,- i këshilloi ajo deputetët.