Krimi Ekonomik në Durrës ka arrestuar një person që merret me këmbim valutor, duke i sekuestruar edhe një shumë të madhe parash.
U arrestua në flagrancë H.Arkaxhiu 57 vjeç, banues në Durrës.
Policia thotë në njoftimin e saj zyrtar, se Arkaxhiu u kap në bulevardin “1 Maji” nga shërbimet e Policisë duke ushtruar këmbim valuator pa licencë.
Iu gjetën dhe iu sekuestruan 950.000 lekë të rinj dhe 500 €, të cilat shërbenin për kryerjen e aktivitetit të paligjshëm.
Ndaj tij rëndon akuza “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” parashikuar në nenin 170/ç të Kodit Penal.





