Një aksident tragjik iu ka marrë jetën dy të rinjve dhe ka plagosur rëndë dy të tjerë.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 23: 40, në superstradën Fushë-Krujë – Thumanë, ku një mjet me targa AA 166 LA është përplasur me trafik-ndarësen.

Për pasojë janë dëmtuar rëndë 4 shtetas, ku dy prej tyre humbën jetën si pasojë e plagëve të forta.

Fatkeqësisht kanë ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë shtetasit R. K. 28 vjeç, banues në Tiranë dhe A.P. 25 vjeç, banues në Laç, njofton paraprakisht policia e Durrësit. Dy të plagosurit e tjerë, shtetasit L.S. banues në Laç dhe B.D. banues në Tiranë, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.