Policia e Burrelit bën të ditur së rreth orës 21.00, të mbrëmjes së sotme ka marrë njoftim se në qytet janë dëgjuar të shtëna arme.

Menjëherë forca të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se para një lokali në qytetin e Burrelit, pas një konflikti të çastit  për motive të dobëta mes dy të rinjsh është qëlluar me armë ndaj shtetasit A.D, 32 vjeç banues në Burrel, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes deri tani janë gjetur dhe sekuestruar 2 gëzhoja. Shtetasi qe ka kryer plagosjen është larguar menjëherë por është identifikuar nga Policia dhe është shpallur në kërkim.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krihet zona për të berë të mundur kapjen e aurorit. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e konfliktit që shkaktoi një të plagosur.