Fushatën zgjedhore u bë kohë që e kemi lënë pas, madje fituesit po bëhen gati të ulen në karriket e parlamentit apo në postet ministrore.

Por nëse hedh një sy në faqet zyrtare të disa prej deputetëve të Durrësit të duket sikur ata janë ende duke jetuar me ethet e fushatës.

Ndërsa gjatë fushatës dhe në ditët e para pas shpalljes së fituesve ata ishin aktivë duke pasqyruar aktivitetet partiake, takimet me popullin apo falenderimet për mbështetësit, gjatë stinës së nxehtë kanë qenë gati-gati inaktivë në rrjetet sociale.

Kjo bie më shumë në sy, sidomos tek ata që ende si Cover në Facebook kanë posterat e fushatës.

Në printscreen që DurrësLajm u ka bërë faqeve zyrtare të deputetëve, bie në sy se Lefter Koka, Rolant Xhelilaj, Jurgis Çyrbja dhe Nora Malaj vazhdojnë të “jenë” ende në fushatë.

Dy deputetët e LSI-së ndoshta se kanë marrë akoma veten nga dalja në opozitë, ndërkohë që për Xhelilajn dhe Çyrben, që për herë të parë janë zgjedhur deputetë, mbajtja ende e Cover-ave të fushatës është ose harresë, ose mospërshtatje ende me rolin e ri që pritet të luajnë në legjislativin shqiptar.  

Edhe pas fitores ata ishin sërish në terren për të zhvilluar bashkëbisedimet me qytetarët, sipas direktivës së dhënë nga kryetari Rama. Ndoshta prandaj nuk janë shkëputur ende nga fushata…!

M.P.