Një shtetas nga Bosnje Hercegovina ka përfunduar në ndjekje penale në Durrës, pasi është denoncuar nga një pronare hoteli, sepse nuk ka likujduar një sasi lekësh që i detyrohej.

Burime policore bëjnë të ditur se në hotelin e shtetases A.S., 49 vjeçe, në lagjen nr.13 të Durrësit, 40 vjeçari boshnjak A.A. ka akomoduar disa grupe turistësh.

Por pavarësisht qëndrimit prej disa ditësh në hotel, kur ata kanë ikur, 40-vjeçari nuk i ka paguar pronares së hotelit paratë për qëndrimin e tyre.

E ndodhur në këto kushte, 49-vjeçarja i është drejtuar komisariatit të policisë për të bërë denoncimin.