Dukesha e Sussex, Mehgan Markle dhe Princ Harry janë bërë prindër për herë të dytë bëjnë me dije mediat ndërkombëtare.
“Me gëzim të madh Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, mirëpresin vajzën e tyre, Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Winsdor”, thuhet në njoftim.
Vajza erdhi në jetë në Santa Barbara të Kalifornisë dhe gëzon shëndet të plotë ajo dhe nëna e saj.
Harry dhe Mehgan kanë zgjedhur ta quajnë vajzën e tyre të parë “Lili” në kujtim të stërgjyshes, emri i së cilës është Lilibet. Ndërsa emri i mesit Diana, u zgjodh për të nderuar gjyshen, Princeshën e Wales-it, thuhet në njoftim.
Harry dhe Meghan janë gjithashtu prindër të një djali, Archie.





