Pas vendimit të një dite më parë të Gjykatës Supreme kroate për ekstradimin e Ismail Morinës, Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim Ambasadoren kroate në Tiranë, Sanja Bujas-Juraga. Gjatë takimit mbi çështjen e Ballist Morinës, Meta ka shprehur shqetësimin mbi të ardhmen e tij.
“Shqetësim pas vendimit të Gjykatës Supreme kroate. Dyshoj se në Serbi do ketë një proces objektiv. Dyshoj për sigurinë e jetës së Morinës në burgjet serbe” mësohet të jetë shprehur Meta.
Morina kërkohet në Serbi me akuza për nxitje të urrejtjes etnike dhe racore. Vendimi, i publikuar në faqen e internetit të Gjykatës Supreme të Kroacisë dhe i cituar nga mediat serbe, refuzoi si të pabazuar ankesën e paraqitur nga avokati mbrojtës i Morinës.





