Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “CHAT LINE 3”, ku ka shkatërruar “folezën” e prostitucionit online e në pranga kanë rënë 7 persona, mes tyre edhe femra. Në këtë studio shfrytëzoheshin vajza të reja për prostitucion virtual.

NJOFTIMI I POLICISË

"Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “CHAT LINE 3”. Policia e Tiranës arreston administratoren e studios dhe 6 shtetas të tjerë. Shfrytëzonte vajza të reja për prostitucion virtual. Procedohet në gjendje të lirë një 17 vjeçare. Sekuestrohen 9 njësi kompjuteri, 9 ekrane kompjuteri, 9 kamera për komunikim online, 2 lap-topë dhe lodra seksuale. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në D.V.P. Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Chat line 3”, më datë 06.09.2017, arrestoi shtetasit :

  1. Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”.
  2. Artur Bakalli, 33 vjeç, banues në Tiranë.
  3. Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
  4. A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.
  5. E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
  6. K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.
  7. A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet iu Referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzim të Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, neni 114 dhe 115 i Kodit Penal, për shtetasen Dafina Tresa, për veprën penale “Shfrytëzim i Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal, për shtetasin Artur Bakalli, ndërsa për shtetaset Xh.B., A.B., E.D., K.B., A.K., dhe E.D., për veprën penale të “Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal."