Një 22-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

I riu me inicialet P.L. është arrestuar nga policia italiane në Savona, pasi kërkohej nga policia e Belgjikës për disa akuza, mes të cilave edhe për krime ndaj pronës.

22-vjeçari është arrestuar mbrëmjen e kaluar dhe u transferua në burgun e Gjenevës në pritje për t’u ekstraduar drejt Belgjikës. Ndërkohë autoritetet po hetojnë nëse shqiptari ka kryer vepra penale dhe në Itali.