Parlamenti i ri do të mblidhet të shtunën më 9 shtator në orën 10.00, sipas dekretit të Presidentit Ilir Meta. Në këtë seancë do të bëhet betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit.
Sipas rregullores seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër i Kuvendit, që është Sali Berisha, i cili më herët është shprehur se nuk dëshiron të drejtojë seancën duke e kaluar radhën tek deputeti Tritan Shehu.
Në të njëjtën ditë, Parlamenti i ri, në orën 18:00 do të votoje dhe për qeverinë “Rama 2”, pasi presidenti Meta do të niset të hënën me 11 shtator drejt italisë, për vizitën e parë zyrtare jashtë, si kreu i shtetit.





