Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Cërrikut pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur. Në pranga ra Emiljan Xhika, banues në fshatin Shtëpanjë.
Sipas policisë, ndalimi i tij u bë pasi më datë 17.08.2017 në fshatin Banjë, dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale në mjetin e tij me një shtetase të mitur.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.





