Një 18-vjeçar shqiptar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga karabinierët e San Concordio në Piza të Italisë.

I riu i identifikuar si Eltjon Hoxha, pa një banesë fikse në Itali, prej kohësh përdorte për një metodë për vjedhjen e shtëpive.

Në çdo banesë që futej fillimisht fikte automatin e energjisë elektrike, për të krijuar errësirë dhe më pas vidhte sendet me vlerë.

Pas arrestimit të tij, iu sekuestruan sende të ndryshme elektronike, bizhuteri, orë etj. Tashmë  18-vjeçari shqiptar ndodhet në dhomën e paraburgimit në pritje të gjykimit të tij.