Më datë 04.09.2017 specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të paligjshëm pranë Sektorit për Krimin e Organizuar pranë DVP-së Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
– Bardhok Prenga, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim policor shtetasit :
– M.Gj., 46 vjeç, banues në Tiranë.
– M.B., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi shtetasja e huaj 23 vjeçe ka bërë kallëzim në ambientet e DVP-së Tiranë ndaj shtetasve Bardhok Prenga dhe dy të tjerëve që janë në kërkim, se e kanë trafikuar nga Italia në Shqipëri me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.
Materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal.





