Një 20-vjeçar nga Maminasi është vetëhelmuar në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur të hënën më datë 4 shtator, ndërsa aktualisht bëhet e ditur nga burimet policore, se i riu me iniciale S.B. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

20-vjeçari zgjodhi të vetëhelmohej duke konsumuar ilaç mizash, ndërsa arsyet e këtij veprimi të rëndë nuk dihen ende.