Në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të Skraparit, presidenti Ilir Meta është bërë pjesë e ceremonisë së homazheve. Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se sot përulemi me nderim dhe respekt para te rënëve në luftë duke përcjellë mesazhin se duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Nga Skrapari presidenti Meta përcolli urimin për të gjithë nxënësit dhe mësuesit të cilët shumë shpejt do të nisin vitin e ri arsimor.

“5-Shtatori është një ngjarje shënuar jo vetëm për popullin e Skraparit por është një ngjarje e shënuar edhe për L.A.NÇ. Çlirimi i Skraparit dha një mesazh shpresë për çlirimin e gjithë vendit pasi ndodhi pak ditë para mbledhjes së Konferencës së Pezës. 5-Shtatori është një ngjarje e rëndësishme pasi i dha një shkëndijë të fortë shpresës dhe besimit se vendi mund të çlirohej. Skrapari i dha Çlirimit e vendit 2000 partizanë e partizane dhe mbi 300 dëshmorë. Këtu u zhvilluan disa nga betejat më heroike dhe më të përgjakshme te L.A.N.Ç, siç ishte lufta e përgjakshme e brigadës së parë sulmuese dhe shumë beteja të tjera. Në Skraparin e çliruar u mbajt edhe Kongresi i pare i Rinise Antifashiste Shqiptare. Sot përulemi me nderim dhe respekt para te rënëve në lufte dhe japim mesazhin se duhet të jemi të gjithë te bashkuar rreth vlerave te L.A.N Ç, duhet të përulemi me nderim para atyre qe dhanë jetën, duhet të tregojmë respekt për veteranet e invalidët e luftës dhe këto tradita duhet ti përcjellim tek brezat në vazhdim sepse janë vlera të pavdekshme. Këto vlera duhet të na udhëheqin gjithmonë për një të ardhme sa më të ndritur. Suksese të gjithë nxënësve të Skraparit në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe mirënjohje për të gjithë mësuesit, të cilëve ju them që së bashku me mësimet të punojnë për të kultivuar tek ta dashurinë për këta dëshmorë të qytetit të Skraparit që dhanë jetën per lirinë e këtij qyteti dhe të gjithë vendit pasi Skrapari dhe Berati kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në L.A.N.Ç.”, tha Meta.