Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e kanë zgjeruar koalicionin e tyre, duke përfshirë në të edhe Aleancën Kosova e Re.
Partia e Behgjet Pacollit ka nënshkruar marrëveshje me koalicionin PAN, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të vendit.
Marrëveshja është nënshkruar nga Kadri Veseli (PDK), Ramush Haradinaj (AAK), Fatmir Limaj (Nisma) dhe Behgjet Pacolli (AKR).
Kreu i AKR'së, Pacolli, pas nënshkrimit të marrëveshjes është shprehur i kënaqur me nënshkrimin e marrëveshjes, duke thënë se pret të kenë hapësirë për të punuar.
"Neve na presin shumë punë. Jam i bindur se do t'i tejkalojmë”, ka thënë Pacolli.