Vidhet një tjetër automjet në zonën e Plazhit në Durrës.
Policia bën me dije se gjatë natës së të dielës, persona të paidentifikuar kanë vjedhur mjetin tip “Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetasit U.L., 39 vjeç.
Makina ishte e parkuar para banesës në momentin që ndodhi ngjarja.
Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që pjesa më e madhe e vjedhjeve të automjeteve në Durrës kanë mbetur të pazbardhura deri më tani.
Këtë vit ka pasur vjedhje në masë të mjeteve, kryesisht në zonën e Plazhit. Shpeshherë, pre e hajdutëve kanë rënë edhe turistët që kanë zgjedhur të pushojnë në vendin tonë.





