Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital të radhës, i cili i shkruan për një shqetësim në fshatin Murqin të Krujës. Ai tregon emrin e një personi, të cilin e etiketon si kultivues droge, që bën terror në fshat, ndërsa policia nuk ndërhyn.

Sipas qytetarit, mbrëmjen e djeshme në fshat ka plasur arma për pronësinë e një rruge dhe policia nuk ndërhyn, pasi i përfshirë në konflikt është shtetasi me emrin Tonin Troksi.

STATUSI I PLOTË I BERISHËS

Ne shtetin e Norieges, çunat e krimit jane ne anen e trafikantit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

“Mirmrama Doktor..jam nje banues i fshatit murqine te rrethit kruje ,,mreme rreth oreve te darkes desh ndodhtenje tragjedi ne fshatin tim ku un banoj. Ne laghen “Bregu Budulles”jane ngritur tensionet per hapsiren e nje rruge lagje. Po u perlesheshin me pistoleta deri sa tensionet nuk jane zbutur por e kunderta ka ndodhur,jan nxehur me shume..ju bej me dije juve se zoti TONIN TROKSI eshte i armatosur dhe kultivant i bimeve narkotike si dhe perdorus i droges…po ben terror ne lagje…policia eshte ne dijeni por lajmi qe kemi ne rruge kofidenciale nuk po ben asgje…ju lutem Doktor un qe po ju shkruaj te ngelem anonime…Faleminderit Zoti ju bekoft”