Ndërsa Anglia luftonte ndaj Maltës në fushën e lojës për tri pikët e radhës, në rrugën që të çon në Botërorin “Rusi 2018”, një tifoz i “Tre Luanëve”, i pranishëm në stadium, kishte premtuar nëpërmjet një videoje të postuar në “Twitter” se do të pushtonte fushën.

Por për të bërë këtë gjest të lajmëruar dhe të hedhur në rrjetë, ai kishte kërkuar një shpërndarje të videos së tij nga të paktën 400 persona.Dhe teksa shifra u kalua shumë shpejt, në minutën e 69-të, tifozi Xhejk Piçi kaloi gardhin e sigurisë dhe teksa iu shmang dy policëve, zbriti në fushë, përqafoi Rashfordin dhe Kejnin e vazhdoi edhe për disa metra të tjerë vrapin, derisa iu dorëzua forcave të rendit që e ndaluan.