Përmes një statusi në Facebook, krahas urimit për martesën e djalit të deputetit të LSI, Gjovalin Kadeli, që u nda nga jeta pak muaj më parë, Lefter Koka kujton dhe atë që ai e quan mikun e tij të zemrës.
“U be sic ti Gjove deshe, nje dasem ku te mblidheshim te gjithe bashke femijet e tu, nena jote, familjaret, te dashurit e gjithe miqte e tu, te gezonim! Na mungon te gjitheve miku im i zemres!” shkruan ndër të tjera Lefter Koka.
Postimi i plotë i Lefter Kokës
“Se jeta ka dhe gezime!
Me trashegime Admir e Orjela, jete te lumtur dhe bekimet e Zotit te keni!
Me siguri Gjovja sheh nga lart e po ju bekon me buzeqeshjen e tij, ashtu si vetem ai qeshte e po gezon bashke me ne kurorezimin tuaj!
U be sic ti Gjove deshe, nje dasem ku te mblidheshim te gjithe bashke femijet e tu, nena jote, familjaret, te dashurit e gjithe miqte e tu, te gezonim! Na mungon te gjitheve miku im i zemres!
Urime nga zemra e jete te gjate bashke Admir & Orjela!”shkruan Lefter Koka ne postimin e tij.





