Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përmes një statusi në Facebook fjalët e të cilit prekin thellë në zemër ka zgjedhur të urojë në ditën më të bukur, djalin e deputetit të ndjerë të LSI-së, Gjovalin Kadeli.
“Ndonëse jo fizikisht në këtë gëzim familjar, Kryemadhi ka bindjen se Gjovalini po e sheh gjithçka nga lart dhe po gëzon bashkë me ta.
I dashur Gjovalin, ti nuk je sot këtu me ne fizikisht. Por prania jote është kudo në këtë ditë të veçantë për djalin tënd të madh, te çdo familjar, te miqtë e shokët që po gëzojnë për martesën e Adit dhe Erjelës, te nëna Liza që i sheh fëmijët e tu që gëzojnë dhe martojnë vëllain e tyre, te Lirida, Adela dhe i vogli, Iridiani, që nuk është më i vogël, por burrë, që na priti të gjithëve sipas tradites që ti i mësove.
Të të trashëgohet djali Gjovalin.
Jam e bindur që po e sheh nga lart dhe po gëzon. ”,- shkruan ajo.
Deputeti i Lezhës, Gjovalin Kadeli u nda nga jeta më 26 maj, në njqë spital në Itali për shkak të një sëmundje të rëndë siç ishte pankreasi akut.





