Mund të themi që përshëndetja e mëngjesit që Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë sot nga “Facebook”-u i tij, është ndër më të veçantat e më pikantet se çdo herë tjetër.
Rama ka publikuar një video nga krijuesit e ‘Çmendinës’, ku shihet gjatë turit elektoral për zgjedhjet e 25 qershorit teksa flet për programin e PS-së, por zëri është nën shoqërimin e tingujve të superhitit “Despacito” dhe i transformuar.
Kreu i qeverisë jo vetëm që e ka marrë me humor dhe me shumë sportivitetit këtë video, por madje ka talentuar edhe krijuesit e “Çmendinës”.
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë video të krijuar nga çunat e supertalentuar të Çmendinës”, shkruan Rama.
Shijojeni videon më poshtë!





