Dhuna në familje prek sërish vendin fill pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi nga ana e ish-bashkëshortit të saj.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një 29-vjeçar ka thyer urdhrin e mbrojtjes dhe ka rrahur nënë e tij, shtetasen me inicialet E.Q.

Gruaja kishte marrë një urdhër mbrojtjeje nga gjykata kundrejt të birit pasi ai e rrihte dhe abuzonte psikologjikisht me të.

Enea Qëndro quhet 29-vjeçari që ka thyer madje edhe urdhrin e gjykatës, për të kryer sërish atë që s;mund të quhet ndryshe veçse një krim.

Policia ka ndërhyrë dhe e ka arrestuar (jo për herë të parë) 29-vjeçarin, i cili kësaj here mund të përballet me burgun.

Njoftimi i policise

Më datë 01.09.2017, është arrestuar në flagrancë shtetasi Enea Qëndro, 29 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij është bërë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, duke thyer edhe urdhrin e mbrojtës, që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte vendosur për shtetasen E.Q. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ”Dhuna në Familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 321/2 të Kodit Penal.