Një 31-vjeçar nga Tropoja është arrestuar teksa lëvizte me pistolë “Glock” nëpër Tiranë me një makinë luksoze të tipit “Porsche Panamera”.

Arrestimi i shtetasit Bylbyl Halili, 31 vjeç, është bërë rreth orës 14: 30 të 31 gushtit, gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Bardhyl” nga skuadra “Shigjeta”.

Përveç pistoletës, të riut tropojan i është sekuestruar edhe një shumë e konsiderueshme parash, të cilat ai i kishte me vete në një çantë për meshkuj.

Në automjetin tip “Porsche Panamera”, me të cilin ky shtetas po lëvizte është gjetur një armë zjarri pistoletë e markës “Glock”, me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishekë kalibër 9 mm.”

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

*automjeti i markës “Porsche Panamera,

*pistoletë e markës “Glock” me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishekë kalibër 9 mm

*2105 (dymijë e njëqind e pesë) euro,

*55.500 lekë të rinj,

*një telefon i markës “Blackberry”,

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal.