Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me atë të Tepelenës kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “LEKLI”. Kanë vënë në pranga një person nga ky fshat, i cili u kap në banesë me 31 kg kanabis.

Në pranga ra Hajri Pushi, 58 vjeç, banues në fshatin Lekël, Tepelenë, i akuzuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikëve”.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi Hajri Pushi dispononte lëndë narkotike në banesën e tij në fshatin Lekël, uniformat blu ushtruan një kontroll.

Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë, në një godinë që përdorej për të mbajtur vegla pune, në një ambient të përshtatur u gjetën dy bidona plastikë, brenda të cilëve kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 31 kg.