Kryeministri Edi Rama ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Me një foto të Xhamisë së Beqarëve në Berat të publikuar në “Facebook”-un e tij, Rama uron:
“MIRËMËNGJES dhe gëzuar Kurban Bajramin me këtë foto të Xhamisë së Beqarëve në Berat, një objekt i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore, ku po punohet intensivisht për restaurimin e saj, bashkë me Teqenë e Helvetive, Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë dhe Xhaminë e Pazarit në Gjirokastër”.
Shumë komentues i kanë kthyer urimet, por ka dhe nga ata që i numërojnë hallet, mungesën e ujit, të sigurisë, i kujtojnë gjyqtaren e vrarë në mes të Tiranës dhe i bëjnë thirrje të lërë urimet por të punojë e të zgjidhë hallet për të cilat u votua.





