Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi në lidhje me ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi.
Basha shkruan në postimin e tij në Facebook se shteti dhe të gjithë ne e braktisëm Fildezen në fatin e saj tragjik.
Ai shkruan se ajo u shpërfill nga një shtet dhe shoqëri, e cila ka humbur forcën për të reaguar ndaj krimit dhe të keqes.
Sipas Bashës, në një shtet që amniston kriminelët dhe nuk mbron as njerëzit e drejtësisë, jeta e çdokujt është e pambrojtur.





