E priti për disa orë që ish-bashkëshortja të vinte në shtëpi dhe me të parë makinën e saj i është afruar duke e qëlluar me dy plumba e duke e lënë të vdekur në vend gjyqtaren Fildes Hafizi.
Kjo është dinamika e ngjarjes makabre të ndodhur para disa orësh në një zonë të populluar të Tiranës, të njohur si “Xhamlliku”.
Pas vrasjes Fadil Kasemi nuk ka tentuar të largohet… i ndërgjegjshëm se nuk do të shpëtonte për shumë kohë në arrati, 53-vjeçari ka pritur ardhjen e policisë, e cila e ka ndaluar menjëherë duke i hequr nga dora dhe pistoletën e krimit, të cilën e mbante ende në dorë.
Gjatë arrestimit dhe dërgimit të tij në polici, Fadil Kasemi nuk ka folur… i heshtur është shfaqur gjatë gjithë rrugës. Të njëjtën situatë tregojnë dhe fotot e publikuara nga Policia e Shtetit. Pas vrasjes së ish gruas së tij, Fadil Kasemi, i veshur me të shkurtra dhe sportiv, mban kokën ulur dhe nuk flet për vrasjen makabre që kreu këtë të enjte.
Njoftimi i policise
Policia arreston 53 vjeçarin autorin e vrasjes së ish-bashkëshortes.
Më datë 31.08.2017 shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi 53 vjeç, i cili ka qëlluar në drejtim të mjetit tip Benz, ish bashkëshorten, shtetasen F.K, 39 vjeç e cila ka mbetur e vrarë.
Është sekuestruar arma e krimit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.
Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshmë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.





