Një person i pajetë është gjetur ditën e sotme në afërsi të Lungomares në Vlorë.

Sipas informacioneve nga policia, trupi i pajetë i përket një 60-vjeçari.

Ai është gjetur në det, pranë shëtitores. Policia po heton për shkaqet e vdekjes.

Dyshohet se i moshuari mund të jetë mbytur.