Një 35 vjeçar nga Shijaku, i dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda, është ndaluar në aeroportin e Rinasit.

Sipas policisë, shtetasi S.H. është ndaluar pasi rezultonte i shpallur në kërkim.

Mbi 35 vjeçarin e dënuar me 12 vite burg rëndojnë akuzat “Trafikimi i armëve dhe i municionit” si dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.