Një aksident i ndodhur mëngjesin e djeshëm në kryeqytetin britanik i ka marrë jetën një emigranti shqiptar. Viktima është Ardian Zagani, 30 vjeç.

Ai humbi jetën pasi teksa duke pedaluar, u përplas nga një kamion “Ford Transit” rreth orës 06.00.

Zigani zgjodhi të shkojë me biçikletë në ditën e parë të punës, pas pushimeve, në Kolegjin Haringey, në Londër, ku punonte si mirëmbajtës.

Por përplasja i mori jetën. Shoferja e furgonit është arrestuar në vendngjarje, me dyshimin për shkaktimin e vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm i mjetit.