Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ngrihet një Komision i Posaçëm për Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Sikurse u bë e ditur, vendimi i parë i qeverisë së re, do të jetë shpallja e vitit 2018 si Viti i Skënderbeut, që përkon me 550-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar.
Në një status në Facebook, Kryeministri shkruan se viti 2018 përkon edhe me 3 përvjetorë të tjerë.
Statusi në Facebook i Kryeministrit Edi Rama:
VITI MBAREKOMBETAR I SKENDERBEUT
Qeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj tē parë do të shpallë Vitin Mbatëkombëtar të Skënderbeut.
Një Komision i Posaçëm do të ngrihet, për organizimin dhe promovimin e këtij viti ku përveç 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombētar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare.
Kontributi i çdokujt prej jush dhe i kujtdo që ka një ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve te VITIT MBAREKOMBETAR TE SKENDERBEUT, është mëse i mirëpritur.





