Një 26-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga policia e Desenzanos nën akuzën për shperndarje droge. I riu, i cili lëvizte rregullisht në territorin kombëtar, kishte qenë “i vëmendshëm” për disa javë, pasi dyshohej se i furnizonte klientë me lëvizje mjaft të kujdesshme, raportojnë mediet italiane.
Por këtë herë ai nuk ka mundur t’u shpëtojë dot agjentëve të policisë të cilët në bordin e makinës së tij, kanë gjetur të fshehur në një raft të veçantë në ndenjësen e pasagjerëve, disa doza kokainë të paketuara tashmë për shitje me pakicë. Me vete ai kishte rreth 500 euro.
Ne shtepine e tij, policia ka gjetur doza te tjera kokaine dhe marijuane gati per shitje, si dhe nje peshore dhe materiale per paketimin e dozave te droges.
Shqiptari është dënuar me një vit burg.





