Ky është 28-vjeçari nga Dibra, i cili prej rreth 3 orësh, që në 07:20 të mëngjesit ka hipur në katin e dytë të kësaj ndërtese në Maminas dhe kërcënon për vetëvrasje.
Ai është Klodjan Hasa, 28 vjeç banues në Dibër, ndërsa motivet që e kanë shtyrë të riun të kërcënojë me kryerjen e vetëvrasjes nuk dihen ende.
Mësohet se është i martuar dhe me dy fëmijë.
Uniformat blu të Durrësit ndodhen në vendngjarje, të cilët po negociojnë me 28-vjeçarin prej gati 3 orësh.





