Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:15 ka ndodhur një konflikt në rrugën “Pandi Dardha”, në Laprakë. Shërbimet e Komisaraitit të Policisë nr. 3, kanë konstatuar shtetasin A. Z., 30 vjeç, të dëmtuar me mjete prerëse thikë, i cili është dërguar për në SQU, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisaraiti ka rezultuar se shtetasi A. Z., ishte konfliktuar me shtetasin Ardit Ibro, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë.

Grupi hetimor nga hetimet paraprake ka mësuar se këta shtetas janë konfliktuar për arsye banale midis tyre.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjetit prerës thikë.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.