Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi shfrytëzonte për prostitucion bashkëshorten e tij.

Shqiptari u arrestua në Keratini pasi u zbulua veprimtaria e tij të paligjshme. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Shqiptari prostituonte gruan e tij 30-vjeçare dhe në momentin e arrestimit, policia i gjeti atij 230 euro si dhe i sekuestroi automjetin të cilin e përdorte për aktivitetin ilegal.

45-vjeçari shqiptar e kishte shfrytëzuar gruan e tij me klientë të ndryshëm për 6 muaj me radhë, kundrejt një shpërblimi financiar.