Dita e pushimit për një familje shqiptare është kthyer në tragjedi.

Ngjarja ka ndodhur ditën e diel, në bregdetin e Bibione-s, në komunën e Venezia-s.

Viktimë ka mbetur 60-vjeçari shqiptar Lirim Biçaku, banues në Salice, i cili ka humbur jetën në krahët e së shoqes.

Siç raportojnë sot mediat lokale, Biçaku shkoi në zonën bregdetare mëngjesin e djeshëm bashkë me bashkëshorten.

Pikërisht, pak minuta pas orës 12.30 burri vendosi të futej në det.

Kur ndodhej pikërisht në breg, dëshmitarët thanë se ai është rrezuar.

Pavarësisht ndihmës mjekësore që iu dha shqiptarit, ai ndërroi jetë. Sipas hetimeve paraprake, 60-vjeçari pësoi atak kardiak.