Tre persona janë përfshirë një një sherr një ditë më parë në Sukth të Durrësit, ndërsa protagonist i saj është një i ri 18-vjeçar i cili përfundoi në prangat e policisë.

Sipas të dhënave policore, mësohet se i arrestuari është shtetasi Xh.I., vjeç 18, banues në Fermë Sukth.

Ai është konfliktuar me një 26-vjeçar dhe një 47-vjeçar, ku këtë të fundit përveçse e ka grushtuar, i ka dëmtuar edhe makinën.

Ai është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.E., vjeç 26, banues në Fermë Sukth, duke e goditur me grusht. Më pas është konfliktuar në rrugë me shtetasin G.B., vjeç 47, banues në Shijak, duke e goditur me grusht dhe i ka thyer xhamin e mjetit tip “Benz”.

Por sherret e 18-vjeçarit nuk përfundojnë me kaq. Si për ta përmbyllur ditën e tij me probleme, ai gjatë shoqërimit në polici ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë.