Një 28-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga Policia e Tiranës ditën e shtunë pasi i vuri gjobë 2 mijë euro shoqes së klasës.
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se i arrestuari është Kleanth Todi, i cili takohej shpesh me ish-shoqen e klasës në Lushnje, 30-vjeçaren D.D.
Ai i kishte marrë disa herë borxh asaj, por ditët e fundit i kishte kërkuar 2 mijë euro. 30-vjeçarja i ka shpjeguar disa herë se nuk e kishte atë shumë parash, por Kleanth Todri ka vijuar me mesazhe ta kërcënonte, se nëse nuk i jepte 2 mijë euro, atëherë do t'i bënte keq 30-vjecares dhe vajzës së saj të mitur.
“Më jep lekët që të kërkova, ndryshe do ta pësosh keq, bashkë me vajzën”, ishte një ndër mesazhet që Kleanth Todri i ka dërguar ish-shoqes së klasës.
Në dëshminë e saj 30-vjecarja ka thënë se i kishte dhënë borxh disa herë Kleanth Todrit shuma të vogla parash, por asnjëherë ai nuk ia kishte kthyer.





